Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një mësuese u shkarkua për shkak të vallëzimit, kjo ngjalli debat për të drejtat e grave në Egjipt

QIKA 13.1.2022

Në Egjipt është bërë virale një video e një mësueseje e cila ishte duke vallëzuar belly-dancing, kjo video ngjalli debat kombëtar rreth të drejtave grave dhe vlerave shoqërore konservatore të vendit.

Aya Yousef u pushua nga puna dhe u divorcua nga bashkëshorti i saj, pasi u filmua nga një koleg në një ngjarje kolektive të punës, pa lejen e saj. Pasi u shpërnda gjerësisht në mediat sociale arabe javën e kaluar, kjo shkaktoi një diskutim midis konservatorëve egjiptianë të cilët e konsideronin të turpshëm veprimin e saj.

Ajo është zotuar se nuk do të kërcejë më dhe tha se kishte mendime negative dhe se po përjetonte periudhë depresive për shkak të këtyre ndodhive. Gjithashtu shprehi se ajo video ishte shkelje e privatësisë së saj dhe se ajo nuk ishte duke vallëzuar në institucion publik apo para studentëve dhe tha se kishte në plan të padiste personin që filmoi atë muajin e kaluar.

Ndërsa mbrojtëset e të drejtave të grave në Egjipt u shprehën fuqishëm, duke këmbëngulur se mësuesja nuk bëri asgjë të keqe. Në mbështetje të saj dhe në mbrojtje të lirive personale, nënkryetarja e një shkolle tjetër postoi fotografi në rrjetet sociale duke kërcyer në dasmën e vajzës së saj.

Drejtorja e Qendrës Egjiptiane për të Drejtat e Grave, Dr Nihad Abu Qumsan, i ofroi zonjës Yousef një punë në zyrën e saj dhe i kërkoi asaj që të sillte kontratën e saj nga ministria e arsimit në mënyrë që të paraqiste një ankesë ligjore kundër shkarkimit të saj.

Kjo mund të ketë ndihmuar në nxitjen e një rimendimi për pozitën e saj. Autoritetet lokale kanë emëruar tani zonjën Yousef në një pozitë në një shkollë të re.