Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Organizatat e grave janë qendra kryesore e referimit për gratë viktima të dhunës kibernetike

QIKA 27.2.2024

Sipas analizës të publikuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, “Barazia Gjinore dhe TI: Analizë Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë”, thuhet se viktimat e dhunës kibernetike, që shumica janë gra, si burim kryesor për raportim dhe ndihmë, i shohin vetëm organizatat e grave.

Ato kanë deklaruar se u mungon besimi në institucione përkatëse dhe kanë frikë nga fajësimi, cenimi i marrëdhënieve me anëtarë të familjes dhe me shoqëri.

Sipas RrGK në ekipin e Policisë së Kosovës për hetimin e krimeve kibernetike nuk ka gra, çka mund të ndikojë në trajtimin e rasteve të tilla me një qasje të ndjeshme gjinore.

Mungesa e mbrojtjes digjitale për gratë dhe vajzat është pasojë e mungesës së besimit institucional, ndjeshmërisë gjinore institucionale, fajësimit së viktimave, mungesës së përkufizimeve ligjore të dhunës kibernetike me bazë gjinore, dhe presionit shoqëror dhe normave gjinore.

Në kuadër të gjetjeve të analizës është vlerësuar urgjente nevoja që llojet e dhunës kibernetike me bazë gjinore të përkufizohen në kornizën ligjore të Kosovës ashtu që të shmanget neglizhimin e rasteve dhe të qartësohet përgjegjësia institucionale.

Analizën e plotë e gjeni në: https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2024/02/Gender-Equality-At-the-Center-of-IT.-and-Beyond-A-Gender-Analysis-of-Digitalisation-in-Kosovo-1.pdf?fbclid=IwAR2bE9-liWCv01O79ZrtSiAP_6RCRpHx57g_xt8CI9cRzpZ2iF0tw_HMinY