Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Përmbytjet në Pakistan kanë vënë në rrezik gratë shtatzëna

QIKA 16.9.2022

Përmbytjet në Pakistan kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha tek popullsia. Një e treta e vendit është nën ujë dhe pothuajse 650.000 gra nga këto zona të prekura nga uji kanë nevojë për shërbime materniteti, alarmon një raport i OKB-së.

Naseeba Ameerullah, tetë muajsh shtatzënë, pas shumë dhimbjeve dhe të vjellave, iu desh të ecte për rreth një orë në këmbë në kërkim të një ambulance, kur përfundimisht gjeti një të tillë, asaj iu desh që t’i lutej shoferit që ta dërgonte në spital. E gjitha kjo po ndodhë për shkak se rrugët e Pakistanit janë dëmtuar shumë dhe janë bllokuar totalisht, duke bërë që udhëtimet 2 orëshe të zgjasin deri në 12 orë.

Sipas UNFPA, Ameerullah është njëra nga mijëra gratë shtatzëna e cila po bartë barrën e përmbytjeve në Pakistan dhe që ka nevojë urgjente për shërbimet shëndetësore të maternitetit.

UNFPA tha se 73,000 gra pritej të lindnin këtë muaj, të cilat do të kenë nevojë për kujdestare të aftë të lindjes, kujdes për të porsalindurit dhe mbështetje.