Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Problemet shëndetësore të grave padrejtësisht po trajtohen si të parrezikshme

QIKA 7.6.2022

Trajtimi i problemeve shëndetësore të grave si të parrezikshme (beninje) nga ana e mjekëve ka kontribuar që listat e pritjes së gjinekologjisë të rriten me 60%, ka raportuar një drejtues i lartë shëndetësor në Angli.

“Listat e pritjes për kushte të tilla si endometrioza, prolapsi dhe gjakderdhja e rëndë ishin rritur me një proporcion më të madh se çdo fushë tjetër e mjekësisë në dy vitet e fundit”, deklaroi për The Guardian, Presidenti i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, Dr. Edward Morris.

Shumë kushte të tilla përkufizohen si të parrezikshme nga ana mjekësore, pavarësisht se në disa raste janë të rrezikshme për jetën. Në mjekësi, “beninje” përdoret tradicionalisht për të treguar gjendjet jo kanceroze, por Morris tha se paragjykimi i institucionalizuar gjinor nënkuptonte se termi përdorej më gjerësisht në gjinekologji, duke rezultuar në kushtet që normalizoheshin nga jo-specialistët dhe nuk pranonin priorizim brenda Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli.

Morris bëri thirrje që strategjia kombëtare e shëndetësisë që do formulohet këtë vit të përfshijë ngritjen e klinikave të specializuara gjinekologjike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Numri i grave që prisnin më shumë se një vit për kujdes në Angli u rrit nga vetëm 66 para pandemisë në gati 25,000.

Fokusi i rinovuar i qeverisë në shëndetin e grave vjen pas një vargu skandalesh të kujdesit shëndetësor që prekin kryesisht gratë, duke përfshirë gati 2000 raste të raportuara të dëmtimit dhe vdekjes së shmangshme në shërbimet e maternitetit në Shrewsbury dhe Telford; më shumë se 1000 gra të operuara në mënyrë të panevojshme nga kirurgu mashtrues i gjirit Ian Paterson; mijëra grave në Mbretërinë e Bashkuar iu dhanë implante të gjirit PIP me defekte, ku shumë prej tyre kanë mbetur me komplikime traumatike pas operacionit të rrjetës vaginale.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.