Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Programi i fermave lokale në Kolorado që po mentoron dhe ndihmon gratë emigrante

QIKA 19.8.2022

Proyecto është organizate bujqësore e grave hispanike, e cila po vepron për tashmë 3 vjet dhe është nisur nga MaryLou Smith në Buena Vida.

Smith ka ndihmuar prej kohësh spanjollët të mësojnë anglisht dhe vec kwsaj donte që gratë hispanike të kishin një shans për të rritur dhe shitur perimet e tyre, si dhe për të mësuar rreth bujqësisë, marketingut, shkrimit të granteve dhe biznesit.

Proyecto u mëson grave që janë emigrante aftësi të reja, të tregtueshme, ndërsa i mundëson fermës të përdorë tokën dhe ujin e saj. Gratw hispanike pranohen në program për sezonin e rritjes dhe marrin bursa 5,000 dollarë për të mësuar rreth ujitjes, dheut dhe specifikave të tokës. Smith vlerëson se gratë hispanike nga shitjet e tyre fitojnë afër 20,000 dollarë.

Ferma ofron tokën, ujin dhe pajisjet ndërsa grantet dhe donacionet financojnë farat, transplantet dhe bursat. Ndwr tw tjera, Smith përveç që mentoron gratë hispanike dhe i mëson ato si të punojnë si ekip, ajo u shpreh se ato fitojnë vetëbesim përmes këtij mentorimi.