Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protestohet kundër dhunës institucionale

QIKA 26.10.2021

Organizatat për të drejtat e grave bashkë me aktivistë dhe qytetarë protestuan sot para Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës kundër vendimit të padrejtë për rastin e dënimit të një personi për dhunim të një të miture me vetëm 8 muaj e 8 ditë.

Kërkesat e protestës ishin:

Të hetohet përgjegjësia disiplinore e prokurores dhe gjyqtares së rastit

Të shkarkohet prokurorja dhe gjyqtarja e rastit

Të ofrohet transparencë e plotë për rastin

Ky vendim është shkelje e të drejtës elementare të viktimës për proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor andaj në asnjë mënyrë nuk do të pranohet.