Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protestohet në Tuz për vrasjen e 19 vjeçares shqiptare

QIKA 4.10.2021

Shejla Bakija u vra ditë më parë nga i fejuari i saj Ilir Gjokaj. 19 vjeçarja Bakija kishte raportuar për dhunën që po i shkaktonte Gjokaj, por ky i fundit u dënua vetëm me gjobë.

Gjokaj kishte shkuar në shtëpinë e së ndjerës duke qëlluar me plumba këdo që i doli përpara, kështu duke i marrë jetës Shejlës, gjyshes së saj si dhe duke plagosur rëndë babain e saj. Pas aktit kriminal ai ishte fshehur, mirëpo më pas i ishte dorëzuar vet autoriteteve në Mal të Zi.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë, me ç’rast dhjetëra qytetarë protestuan para ndërtesës së policisë në Tuz. Kjo protestë u organizua nga shoqatat civile “Lëvizja zhvillimore e Tuzit” dhe “Qendra për të Drejtat e Grave”. Organizatorët u bënë thirrje autoriteteve malazeze për hetim të ngjarjes dhe dhënies së llogarisë së pse nuk ishin ndërmarrë masa edhe pse Bakija kishte raportuar dhunën në polici, raporton Zëri i Amerikës. Në deklaratën e protestës i kërkohet Administratës Policore, Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi si dhe Zëvendëskryeministrit për Siguri që të fillojnë hetim urgjent për këtë rast si dhe të merren hapa të menjëhershëm për parandalimin e dhunës dhe vrasjes së grave.