Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Pse është i rëndësishëm dekriminalizimi i abortit në Maltë?

QIKA 14.7.2021

Malta është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që ndalon totalisht abortin, me disa ligje që datojnë që nga vitet 1800. Këto ligje penalizojnë si gratë shtatzëna ashtu edhe ofruesit e shërbimeve të abortit deri në katër vjet burg dhe kjo është kritikuar nga një sërë organesh të të drejtave të njeriut për kufizimin e plotë të autonomisë trupore. Sigurimi më i gjerë i shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues gjithashtu mungon shumë.

Në fakt, çështja u bë aq e vështirë në fillim të pandemisë sa që Parlamenti Evropian dhe Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje vendeve anëtare të garantojnë qasje të sigurt dhe me kohë në abort, gjithashtu, Parlamenti Evropian sapo ka miratuar një rezolutë jo-detyruese që bën thirrje për vendet për të siguruar të drejtën për abort ligjor dhe të sigurt. Kjo rezolutë është parë si një sfidë ndaj ligjeve kufizuese të abortit në Poloni dhe në Maltë në  veçanti, raporton The Indepedent.

Në maj të vitit 2021, një politikan i pavarur propozoi një projektligj për dekriminalizimin e abortit në Maltë, por opozita e bllokoi kalimin e këtij projektligji.

Ideja kundër abortit në Maltë është aq e rrënjosur si në politikë edhe në shoqëri, saqë në vitin 2020, Ministria e Maltës për Drejtësi Sociale dhe Solidaritet, Familje dhe të Drejtat e Fëmijëve dhuroi 130,000€ për një strehë për gratë shtatzëna, e administruar nga organizata kundër abortit “Life Network”. Një numër pjesëmarrësish në këtë studim përmendën gjithashtu se “Life Network” ka vepruar si qendër mashtruese për krizat e shtatëzanisë, kështu duke imituar qendrat e abortit dhe duke i mashtruar gratë. Kjo organizatë merr pjesë edhe në samitet e Agjendës së Evropës, një rrjet i fushatave konservatore dhe fetare nga SH.B.A dhe Evropa që synojnë të ndryshojnë të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues në Evropë.