Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Publikohet libri i Lura Limanit: “Trans në Kosovë: Një histori e pa kryer”

QIKA 4.9.2023

Libri “Trans në Kosovë: Një histori e pa kryer” u publikua për herë të parë në gjuhën shqipe më 2 shtator, përgjatë ditës së dytë të Prishtina Queer Festival. Ky libër, i pari i llojit të vet, shtjellon faktet që i përkasin historisë për transgjinorët në Kosovën e para dhe pas luftës. Ai erdhi si një bashkëpunim ndërmjet Dylberizm dhe Lirindjes, ka njoftuar Festivali.

Autorja dhe hulumtuesja e librit, Lura Limani është njëra nga themelueset e zinës së pavarur letrare dhe shtëpise botuese Lirindja. Ajo poashtu ka qenë është pjesë e librit “Transgender in Post Yugoslav Space – Lives, Activisms, Culture” i cili përpos që dëshmon tendencën për fshirjen e identiteteve transgjinore në Evropën Lindore, gjithashtu nënvizon potencialin e transgjinorëve për mbijetesë, vetëtransformim dhe angazhim në rrethana politike sfiduese, shkruhet në njoftimin e Prishtina Queer Festival.

Publikimi në sallën e madhe të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” u shoqërua me një diskutim ndërmjet Lurës, aktivistit Blert Morina dhe aktivistes Mirishahe Syla.