Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Qyteti i Floridës e shpall veten strehë për komunitetin LGBTIQ+

QIKA 14.9.2023

Qyteti Lake Worth Beach e ka shpallur veten qytet të shenjtë për personat LGBTIQ+ dhe mbështetësit e tyre. Më 5 shtator, Komisioni i Qytetit miratoi unanimisht një rezolutë ku thuhet qyteti i Lake Worth Beach do të konsiderohet tani dhe përgjithmonë një vend i sigurt, një vend i shenjtë, një qytet mikpritës dhe mbështetës për individët LGBTIQ+ dhe familjet e tyre.

Ky veprim është përgjigje ndaj numrit në rritje të projektligjeve anti-LGBTIQ+ të propozuara në mbarë vendin dhe të dhënave nga Projekti Trevor, i cili nxjerr në pah ndikimin e dëmshëm të këtyre debateve legjislative në mirëqenien mendore të të rinjve LGBTIQ+, raporton Advocate.

Vendimi u mirëprit edhe nga avokuesit lokal për të drejtat e njeriut. Për kanalin televiziv WPTV, Rand Hoch, themelues dhe president i Këshillit të të Drejtave të Njeriut tha “Nëse nuk mund të bëjmë asgjë për njerëzit në Tallahassee, të paktën mund ta bëjmë këtu në oborrin tonë”, duke iu referuar ligjeve anti-LGBTQ+ të miratuara nga ligjvënësit e Floridës dhe të nënshkruara nga guvernatori republikan Ron DeSantis.

Sipas mediave në Florida, derisa rreth 40 qytete, qarqe dhe qyteza në Florida kanë urdhëresa jodiskriminuese që përfshijnë të drejtat LGBTIQ+, qyteti Lake Worth Beach është i pari që e përcakton veten si qytet të shenjtë.