Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Raporti i Bankës Botërore rendit Kosovën si një ndër vendet me kornizën ligjore më të mirë sa i përket barazisë gjinore në tregun e punës

QIKA 7.11.2023

Banka Botërore sot ka publikuar raportin vjetor mbi kornizat ligjore dhe tregun e punës për gratë.  Raporti, i cili mbulon 190 shtete, është i bazuar në indeksin Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023 (WBL2023) që është i strukturuar rreth ciklit jetësor të një gruaje që punon.

Indeksi përbëhet nga vlerësimi i  tetë treguesve përmes 35 pyetjeve. Rezultatet e përgjithshme llogariten më pas duke marrë mesataren e secilit tregues, me numrin 100 që përfaqëson rezultatin më të lartë të mundshëm. Të dhënat i referohen ligjeve dhe rregulloreve që janë të zbatueshme për qytetin kryesor ku zhvillohet biznes (për rastin e Kosovës, në Prishtinë). Tetë treguesit e përdorur për vlerësim janë: mobiliteti; vendi i punës; pagesa; martesa; prindërimi; asetet; sipërmarrësia; dhe pensioni.

Bazuar në këto matje, Kosova mori 91.9 pikë nga 100. Rezultati i përgjithshëm për Kosovën është më i lartë se mesatarja rajonale. Megjithatë, raporti thotë se Kosova duhet të konsiderojë reforma për të përmirësuar barazinë ligjore, kur bëhet fjalë për ligjet që prekin punën e grave pas lindjes së fëmijëve dhe ligjet që ndikojnë në pensionimin e grave. Fusha këto në të cilat ka marrë 60 dhe 85 pikë, respektivisht.

Raportin e plotë e gjeni në: https://openknowledge.worldbank.org/server/api/core/bitstreams/b60c615b-09e7-46e4-84c1-bd5f4ab88903/content