Në zgjedhjet e fundit parlamentare gratë u votuan më shumë se asnjëherë më parë në Kosovë. Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, vërehet se 44 kandidate gra kanë siguruar votat për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Nga 120 ulëse sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, 36.6% e tyre do t’u takojnë grave deputete.
Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me 23 deputete, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë gjashtë deputete, Lidhja Demokratike e Kosovës pesë deputete, nga tre gra deputete do të kenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe si dhe katër deputete do të jenë nga komunitetet e tjera.
Në legjislaturën e fundit në kuvend ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re.