Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Skocia bëhet vendi i parë që ofron produkte falas për menstruacione

QIKA 15.8.2022

Skocia bëhet vendi i parë në botë që do të mbrojë të drejtën për produkte menstruale falas. Duke filluar nga sot, të gjitha institucioneve arsimore në Skoci u kërkohet ligjërisht që t’i vënë produktet e menstruacioneve në dispozicion pa pagesë, për këdo që ka nevojë për to, raportojnë mediat skoceze.

Parlamenti skocez prezantoi ndryshimin duke miratuar njëzëri Aktin e Produkteve Menstruale Falas në nëntor të vitit 2020. Legjislacioni e bëri të drejtë ligjore për të pasur akses të lirë në produktet sanitare në të gjitha ndërtesat publike.

Në atë kohë, ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e vlerësoi si “legjislacionin novator” dhe tha se ishte i rëndësishëm për gratë dhe vajzat.

Të dielën, Sekretarja e Drejtësisë Sociale Shona Robison vuri në dukje se njerëzit aktualisht janë të detyruar të bëjnë “zgjedhje të vështira për higjienë menstruale për shkak të krizës së kostos së jetesës”.

“Sigurimi i aksesit në produktet menstruale pa pagesë është thelbësor për barazinë dhe dinjitetin e grave dhe vajzave, njashtu lehtëson barrierat financiare për to,” tha Robison.