Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studimi zbulon se mizogjinia ndaj sportit të grave shfaqet nga burrat që janë tifozë të futbollit

QIKA 25.1.2022

Më shumë se dy të tretat e tifozëve burra kanë qëndrime armiqësore, seksiste ose mizogjene ndaj sportit të grave.

Një studim i realizuar nga Universiteti Durham, anketoi pothuajse 2,000 burra që janë tifozë të futbollit të cilët shprehën qëndrimet e tyre seksiste, pavarësisht nga mosha e tyre. Studimi u vendos në kontekstin e rritjes së dukshmërisë së sportit të grave gjatë viteve të fundit, veçanërisht nga Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012 dhe Kupa Botërore e Grave në Kanada në vitin 2015, me ç’rast Anglia siguroi medalje bronzi.

Të dhënat e studimit u bazuan në përgjigjen e 1,950 burrave tifozë të futbollit, ku një nëngrup prej 507 të anketuarve të cilët iu përgjigjën pyetjeve të veçanta u ndanë në tre kategori: ata që shfaqin pikëpamje progresive, ata që shfaqin hapur mizogjininë dhe ata të cilët e mbajnë atë të fshehur.

24% e grupit të parë, shprehën mbështetje të fortë për mbulimin e barabartë mediatik të sportit të grave, ndërsa 68% prej tyre pohuan se gratë nuk duhet të marrin pjesë në sport ose të merreshin me sporte më “femërore” dhe 8% mbanin qëndrimet e tyre mizogjene të fshehura, por i shfaqnin ato në një ambient më privat, raporton The Guardian.

Sipas studiuesve ky hulumtim tregon pengesa të dukshme në përparimin për barazi gjinore.