Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sulmet seksuale ndaj vajzave adoleshente në SHBA u shtuan gjatë pandemisë

QIKA 1.3.2023

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve çdo vit anketon mbi 17.000 nxënës të shkollave të mesme në SHBA për t’i vlerësuar rreziqet që ata mund të përballen. Bazuar në përgjigjet në vitin 2019, rreth 850,000 vajza të shkollave të mesme raportuan se ishin përdhunuar. Ndërsa në vitin 2021, ky vlerësim u rrit në më shumë se 1 milion.

Gratë e të gjitha moshave kanë përjetuar prej kohësh një numër joproporcional të sulmeve seksuale në krahasim me burrat, një vështrim më i afërt i të dhënave të CDC zbulon se numri i vajzave të reja të dhunuara u rrit me gati 200,000 në vetëm dy vjet.

Raporti i fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se në vitin 2021, gati 20% e vajzave që morën pjesë në hulumtim thanë se kishin qenë viktima të abuzimeve të ndryshme seksuale.

Shumica e sulmeve seksuale ndodhin në shkolla, arsyeja e rritjes së kësaj shifre vie pikërisht nga pasojat e COVID19 ku të gjithë u detyruan që të ktheheshin në shtëpi dhe të ndjeknin mësimin online. Shumë prej vajzave, përjetuan ngacmimet më së shpeshti në shtëpi, por nuk anashkalohet edhe dhuna kibernetike seksuale.

Pandemia rriti cenueshmërinë e adoleshentëve ndaj dhunës edhe në mënyra të tjera. Shkollimi në distancë priret t’i linte ata të izoluar nga miqtë e tyre dhe stafi përgjegjës që përkujdesej për ta, me të cilët mund të kishin qenë në gjendje të kërkonin ndihmë ose këshilla.

Përqindja e djemve që raportuan se ishin përdhunuar në vitin 2021 ka mbetur e njëjtë – 4% – që nga viti 2011.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.