Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Zëvendëskryeministrja e takon njeriun e dënuar për sulm seksual

QIKA 31.5.2021

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, janë parë bashkë fundjavën që lamë pas. Ky takim nuk i ka pëlqyer partisë rivale të boshnjakëve, Vakat.

Për këtë, ka ardhur reagimi i Numan Baliqit të SDA-së. Ai ka sqaruar se takimi me zëvëndëskryeministren Redzepi ka qenë miqësor dhe për të mirën e komunitetit boshnjak në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Dua të sqaroj se arsyeja e takimit me zëvëndëskryeministren Redzepi ishte për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit tonë, promovimin e komunitetit dhe nuk kishte qëllim për të dëmtuar ndonjë subjekt apo individ nga komuniteti boshnjak. Vakat në vend se të mbështesë vullnetin tonë për pajtim dhe bashkëpunim, hedh gurë dhe shpifë në drejtim tonin dhe zëvëndëskryeministres Redzepi. Dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen zëvëndëskryeministres Redzepi për guximin dhe përkushtimin e saj, gatishmërinë për të tejkaluar konfliktet e kaluara. Njëherit i shpreh keqardhje për dezinformatat e publikuara në media javë më parë”, ka thënë Baliq në sqarimin e tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë Numan Baliq, është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.