Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivisti për edukimin e vajzave në Afganistan arrestohet nga talibanët

Donika Gashi 3.4.2023

Një aktivist i shquar afgan për edukimin e vajzave është arrestuar nga talibanët në bazë të vendimit që shteti ka marrë për ndalimin e qasjes në arsim për vajzat dhe gratë.

Matiullah Wesa, 30 vjeç, kishte marrë shpesh kërcënime duke qenë se ai ka kaluar vite duke udhëtuar nëpër Afganistan në  përpjekje që të përmirësojë qasjen në arsim për të gjithë fëmijët.

Talibanët nuk arsyetuan pse Ëesa është në paraburgim, madje gjatë arrestimit u bastis edhe shtëpia e tij.

“Talibanët erdhën me dy automjete”, tha një person i afërt me familjen për BBC. “ I kanë vënë prangat dhe e kanë futur në makinë.”

Wesa ka udhëtuar në qindra lokalitete në Afganistan gjatë dekadës së fundit për të promovuar kauzën e arsimit.