Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

SHBA lëshon pasaportën e parë me gjininë “X”

QIKA 2.11.2021

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar pasaportën e tyre të parë me emërtimin “X” të seksit ose gjinisë. Departamenti i Shtetit është deklaruar se vitin e ardhshëm do të ofrojë mundësi të tjera të përzgjedhjes për ata që nuk e konsiderojnë veten si burrë apo grua.

Jessica Stern, përfaqësuesja diplomatike e administratës së Biden për të drejtat e komunitetit LGBTQ, u shpreh se ky veprim pasqyron dokumente qeveritare në përputhje me realitetin aktual se ka më shumë gjini.

Danna Zzyym, aktiviste interseksuale nga Kolorado, iu mohua pasaporta sepse nuk kishte zgjedhur kategorinë mashkull apo femër në dokumentet zyrtare. Zzyym ka shkruar interseks mbi kutitë e shënuara si M dhe F, ndërsa në një letër Zzyym kërkoi një përcaktim “X” për interseksin, raporton Voice of America.

Departamenti i Shtetit njoftoi se do të shtoj përcaktime të tjera gjinore për njerëzit jo-binarë, interseks dhe jo-konform gjinor. Ndër të tjera ata u shprehën se shtimi i tyre kërkon kohë për shkak të sistemit kompjuterik. Një zyrtar i Departamentit pohoi se dokumenti dhe sistemi i pasaportës me përcaktimin “X” duhet të miratohen edhe nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.

SHBA-të tani i bashkohen një grupi të vogël të vendeve që u lejojnë qytetarëve të tyre të zgjedhin një gjini tjetër të ndryshme nga burrë apo grua në pasaportat e tyre. Vendet që e lejojnë këtë gjë janë Australia, Zelanda e Re, Nepali dhe Kanadaja.